Libra për fëmijë

Fanela Blu Numër 9

“Fanela Blu Numër 9” (1978) nje tufë tregimesh nga jeta e përditëshme e fëmijëve të atyre viteve, ku spikat në mënyrë të veçantë tregimi që mban edhe titullin e librit.

Vajza dhe Flamuri

(1978) (nderuar me çmim kombëtar) Vëllim me tregime për fëmijë, me tema të larmishme që vijnë në mënyrë kronologjike që nga lashtësia ilire e deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Fotografia e një ditë qershori

(1982) Novelë për adoleshentë me ngjarje nga jeta e përditëshme e tyre në ambjentet e shkollës dhe jashtë saj.

Thesari dhe djajtë

(2003) Roman për adoleshentë 13-14 vjeçarë me temë nga jeta e tyre e përditëshme në vitet e para të postkomunizmit në një qytet të lashtë e plot tradita kulturore. Karakteret kryesorë janë fëmijë të një rrugice të qytetit, që janë rritur bashkë dhe po bashkë futen në aventurën e tyre shpesh drithëruese, që zë fill me shfaqjen e beftë në rrugicë të “ atij”, apo ndryshe “Shtriganit”.Përmes gjuhës së pasur e plot humor të përdoruar nga autori, romani shpalos qartë idenë e tij kryesore, se edhe kur je i varfër, shpirti nuk mund të shitet...

Rivalët

2010, roman për adoleshentë 14-15 vjeçarë. Në shtjellimin e ngjarjeve të romanit, një ndër më të pëlqyerit në letërsinë e sotme shqipe për këtë moshë, dalin problemet, dëshirat , ëndrrat dhe telashet e një grupi fëmijësh të kësaj moshe, të cilët ne i ndjekim në situata të ndryshme dhe interesante, plot fantazi e ndjenjë humori, që vijnë e bëhen gjithnjë e më interesante hap pas hapi deri në fund